20:04 / E Hënë, 20 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vdes avokati i njohur nga Mitrovica, Kapllan Baruti

Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Kapllan Baruti.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, me datë 19.07.2020 në ora 16:00, në varrezat e muslimanëve në veri të Mitrovicës.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

“Avokati, Kapllan Baruti u lind në vitin 1942 në Komunën e Mitrovicës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Beogradit në vitin 1966, ndërsa provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 17.06.1969 në Prishtinë. Gjatë viteve 1999-2010 kishte punuar si kryetar i Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë”,- njofton Oda e Avokatëve të Kosovës

Avokati Kapllan ushtroi profesionin e avokatit që nga data 05.10.2010 me seli të zyrës në Mitrovicë.