09:49 / E Martë, 07 Maj 2024 / LB

Vdes ish-veterani i UÇK-së dhe infermieri nga Rahoveci

Ka ndërruar jetë, ish-veterani i UÇK-së, Skender Hoti ,nga fshati Ratkoc i Rahovecit.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.

Ai u ka shprehur ngushëllimet familjes së ngushtë të Skenderit, vëllezërve të tij, farefisit, miqve, kolegëve nga QKMF-ja në Rahovec dhe të gjithë bashkëluftëtarëve!