08:13 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

Vdes një person në aksident trafiku

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 38 aksidente në trafikun rrugor, derisa sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës është shënuar një viktimë dhe janë 16 asksidente me të lënduar. E, 21 nga këto aksidente kanë qenë vetëm me dëme materiale.

Për ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit, sakaq janë shqiptuar 1416 tiketa trafiku, transmeton Indeksonline.

E, për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 18 persona. 9 nga ta janë dërguar në mbajtje deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë, e 2 nga ta në vuajtje të dënimit./Indeksonline