10:02 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Vendimi negativ nga Këshilli i Ministrave për heqjen e vizave, flet eksperti i integrimeve evropiane

Këshilli i Ministrave në Bashkimin Evropian pritet që në mbledhjen e sotme të nxjerrë disa konkluzione rreth liberalizimit të vizave për kosovarët. Në media janë publikuar disa dokumente të cilat tregojnë ‘notën negative’ rreth heqjes së vizave. Taksën ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, punësimet e njerëzve me precedent penalë, mos implementimi i Asociacionit, mos çelja e Urës së Mitrovicës, mënyra si po trajtohet Gjykata Speciale, janë pikat kryesore.

Megjithatë, njohësit e Integrimeve Evropiane thonë se Kosova duhet ta luftojë krimi e organizuar për tu arritur deri tek liberalizmi. Taulant Kryeziu nga instituti “EPIK” theksoi se Kosova nuk ka tregu shembull që mund ta luftojë krimin e organizuar.

“Realisht çështja e vizave është çështje që ju takon vendeve anëtarë te BE-se, kjo vendimmarrje realizohet brenda këshillit te Bashkimit Evropian e ne e dimë se cili është pozicioni i disa vendeve të cilat janë skeptike rreth këtij procesi e këtu po përmendi Francën, Holandën , vende të cilat realisht theksin e kanë tek luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionin , Pra, Kosova nuk ka tregu shembuj pozitiv që është e gatshme mi hetu dhe gjyku profilet e larta politike, sundimi i ligjit është kryefjala e procesit integrues pra është çelësi e cili mundëson vendimmarrjen për çështjen e vizave”, është shprehur Kryeziu.

Më tej, ai ka thënë se para se të kërkohet liberalizimi u vizave është më mirë të merremi me luftimin e krimit të organizuar, ku sipas tij prej vitit 2016 që ka filluar matja e këtyre rasteve e deri më sot, nuk ka asnjë rezultat.

“Ne i kemi parë qëndrimet zyrtare qoftë te Francës, Holandës , qoftë te zyre BE-se . Krejt aspektin e vendimmarrjes për liberalizimin e vizave e kane kryekëput te lidhur me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit . Nëse analizojmë prej kur ka filluar matja e rasteve të shenjëstruara ne vitin 2016 e deri me sot, ne nuk kemi asnjë aktgjykim përfundimtar dënues për korrupsion , te profilit te lartë, andaj mendoje që ne këtu duhet të koncentrohemi më shumë përpara se të lëvizim neper kryeqendrat e Bashkimit Evropian pa asnjë rezultat ne xhep”, tha ai.

Njohësi i Integrimeve Evropiane, ka thënë se fundi i këtij viti është afati i fundit për një vendimmarrje për të lëvizur lirshëm në vitin 2020, mirëpo një gjë e tillë sipas tij është e pothuajse e pamundur, pasi që ai thotë jemi larg për ta parë disponimin e Francës për ketë çështje e sidomos pas humbjes së presidentit Makron.

 “Afati me I afërt për këtë vendimmarrje mendoj që është në fund të këtij viti , momenti I parë kur mundemi më mat disoponimin e Francës sidomos pas humbjes që ka pësuar presidenti Makron. Pra fundit vitit është nje test rreth gatishmërisë se këtyre vendeve hezitues për me pas një vendimmarrje që hap rruge me ndodh lëvizja e lire në vitin 2020 por ende jemi larg me pa saktësisht se cili është disponimi i tyre. Ajo që po shihet është që liberalet edhe të gjelbërit janë kingmakers te institucioneve te reja te BE-se, duhet me pa se si po ndërtohet koalicioni ardhshëm brenda BE-se, dhe mbase me vlerësua se cili është disponimi i Francës për ketë çështje”, tha ai./Indkesonline/