18:41 / E Shtunë, 15 Gusht 2020 / indeksADMonline

Vërshimet e mëdha vështirësojnë qarkullimin e veturave në Podujevë

Mot i ligë po mbretëron në vendin tonë, për dallim nga pjesa e parë e ditës ku temperaturat kanë qenë mbi 30 gradë celsius.

Disa komuna janë përfshirë nga të reshurat e mëdha të shiut, shkruan Indeksonline.

Qendra e qytetit të Podujevës, ngjason me ato të lumit, derisa dukshëm është vështirësuar edhe qarkullimi i makinave.

Vlen të përmendim faktin se mot i ngjashëm parashihet të jetë edhe në ditët në vazhdim. /IndeksOnline/