09:32 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Vetëdorëzohet deputeti, Etem Arifi

Është vetëdorëzuar para pak çastesh deputeti ashkali, Etem Arifi.

Siç mëson IndeksOnline ai para pak çastesh është dorëzuar në burgun e Hajvalisë.

Ndryshe ai ka shterur të gjitha mundësitë që kishte për të refuzuar të shkonte në burg, meqë tani edhe Gjykata Kushtetuese ia ka refuzuar ankesën.

Ai akuzohet dhe është dënuar për mashtrim me subvencione./indeksOnline/