21:04 / E Martë, 02 Janar 2024 / L K

Vetëm 15 për qind e izraelitëve duan që Netanyahu të mbetet kryeministër

Vetëm 15 për qind e izraelitëve duan që kryeministri Benjamin Netanyahu të mbetet në krye të qeverisë pas përfundimit të luftës me Hamasin në Gaza.

Megjithatë, shumë ende mbështesin strategjinë e tij për të shtypur militantët e Hamasit, sipas rezultateve të një sondazhi të publikuar këtë të martë nga Instituti i Demokracisë së Izraelit (IDI), raporton Reuters.

Sipas sondazhit të IDI, 56 për qind e të anketuarve e shohin vazhdimin e ofensivës ushtarake si mënyrën më të mirë për të liruar pengjet, ndërsa 24 për qind mendojnë se një shkëmbim me 1000 të burgosur palestinezë do të ishte zgjidhja më e mirë.