22:21 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

“Vetëvendosja ka botëkuptim tepër `Old School` për kombin”

Filozofi dhe studiuesi Gent Cakaj, ka folur për atë se si e sheh dhe e shpjegon Lëvizja Vetëvendosje bashkimin kombëtar.

Sipas tij, forma e elaborimit që i bën Vetëvendosje nevojës për bashkim të shqiptarëve është nga një prizëm i një botëkuptimi tejet të vjetruar për kombin.

“Duhet të dallohet diçka; është në pyetje forma e elaborimit për konstatime që eventualisht mund të jenë të sakta, pasi forma e elaborimti është konstituive për qëndrueshmërinë e konstatimit. Shumë elaborime që i bën Vetëvendosje janë problematike”, ka pohuar Caka në Klan Kosova.

“Në një ligjëratë të Vetëvendosjes të shpalosur me 27 nëntor të 2012 ka konstatime sikur ‘bashkimi kombëtar është i domosdoshëm, sepse tejkalimi i feudalizimit është i nevojshëm. Politikanë e Kosovës e kanë ndarë Kosovën në Llap, Drenicë, Dukagjin, në Shqipëri është ndarë Veriu e Jugu dhe vetëm uniteti kombëtar i tejkalon këto diferenca’”.

“Më fal, por ky argument është sociologjikisht i paqëndrueshëm. Nga rrëfimet e Eqrem Bej Vlorës e deri tek shkrimet Sejfulla Vllamasit, ndasitë regjionale dhe mentaliteti provincial tek shqiptarët, por edhe tek kombet tjera, ka qenë i pranishëm”.

“Kur të insistohet që bashkimi kombëtar është kusht për tejkalim të regjionalizmave – para se me qenë fakt i qëndrueshëm sociologjik – në fakt është një botëkuptim tepër ‘Old Scholl’ i kombit si unitet organik dhe totalizuese”.

Cakaj ka dhënë shembullin e Italisë, e cila është e ndarë në disa regjionalizma, por funksionin si një komb kompakt, duke bërë me dije se regjinalizmat s’është se e pengojnë kompaktësinë kombëtare.