16:41 / E Martë, 02 Nëntor 2021 / C E

Vetura e tij u përfshi në flakë, piloti i Formula 1 zbulon gjendjen e dorës së tij të djegur

Me 29 nëntor 2020, piloti i Formula 1, Romain Grosjen pësoi një aksident të rëndë gjatë garës së Bahreinit.

Vetuara e tij u përfshi në flakë dhe ai mbeti brenda rrënojave të djegura për 27 sekonda derisa arriti të çlirohej dhe mbijetoi mrekullisht vetëm me lëndime në duar.

Sot Grosjean duhet t’i nënshtrohet një trajtimi tjetër në dorë, shkruan Indeksonline.

Para kësaj ai postoi një foto dhe shkroi tharë: “Merrini fëmijët në shkollë, pastaj në palestër dhe më pas do të marr lëkurë të re në dorën e majtë. Një ditë e ngarkuar është përpara”.

Pamjet e tmerrshme të përplasjes së zjarrit vitin e kaluar tronditën botën e sportit në atë kohë. Dhe ende sot Grosjean vuan nga pasojat e aksidentit. /IndeksOnline/