08:46 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / OSH

Vetura godet një këmbësor në Hajvali, dërgohet në spital

Një veturë ka goditur një këmbësor në mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Gjilan, saksisht në fshatin Hajvali – Prishtinë.

Sipas të dhënave, këmbësori ka pësuar lëndime trupore, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnlinen, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan, saksisht në fshatin Hajvali-Prishtinë ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore, midis një automjeti dhe një këmbësori.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime. Ai është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo./IndeksOnline/