20:44 / E Premte, 22 Tetor 2021 / OSH

Vetura zyrtare si “n’bahçe t’babës”, bllokon komunikacionin në këtë rrugë të Prishtinës!

Një veturë zyrtare në orët e mbrëmjes ka bllokuar komunikacionin në Prishtinë, më konkretisht në rrugën “Rexhep Luci”.

E njëjta ua ka pamundësuar edhe punonjësve të kompanisë “Pastrimi”, të kryejnë detyren siç duhet.

No description available.

Vetura në fjalë përveç që ka krijuar bllokadë në korsi, ka bllokuar edhe makinat e parkuara në këtë rrugë e cila njëherit është tejet e frekuentuar.

No description available.

Kjo nuk është hera e parë që veturat zyrtare parkohen vend e pa vend. Megjithë ankesat e shumta lidhur me këtë rast, askush nuk ka reaguar deri më tani./IndeksOnline/