14:11 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / OSH

Vihet gurthemeli për ndërtimin e sheshit “Adem Preniqi”, në Obiliq

Në Obiliq, sot është bërë vënia e gurthemelit për realizimin e sheshit i cili do bartë emrin e ish-kryesuesit, veprimtaritë të devotshëm,të ndjerit, Prof.Adem Preniqit. Në ceremoninë e vënies së këtij gurthemeli ishin të pranishëm: Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, Zv.kryeministri i parë i Republikës së Kosovës,Besnik Tahiri, familjarët dhe bashkëveprimtarët e Prof.Adem Preniqit, Nënkryetari, Kryesuesi, asambleistët, Komandanti i SP-së, ekzekutivi dhe qytetarët e shumtë.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, para të pranishmve, e cilësoj këtë ditë shumë të veçantë për qytetin e Obiliqit, pasiqë sipas tij:

“Sot, po jetësojmë një projekt që do bartë emrin e një patrioti që në vazhdimësi punojë për të mirën e vendit të tij, ky shesh, përfshinë një hapësirë prej 1 hektar e 14 ari, që dikur ishte i mbuluar me objekte të vjetëruara dhe të dëmtuara, ndërsa tani do të ofrojë hapësira moderne të përshtatshme për të gjitha grupmoshat, 60% e tij do të ketë gjelbërim ndërsa pjesa tjetër do të jetë me kubëza,në qendër do të jetë e vendosur sahat-kulla, duke i dhënë kështu Obiliqit një pamje krejtësisht të re“, po ashtu, ai shprehi falënderimin e tij për prezencën e Zv.kryeministrit z.Besnik Tahiri, bashkëveprimtarëve dhe familjarët e Prof.Adem Preniqi dhe gjithë qytetarët e Obiliqit duke bërë më madhështore këtë ceremoni solemniteti. 

Në anën tjetër, zv.kryeministri Tahiri, vlerësoj lart personalitetin e profesorit dhe ish-kryesuesit Adem Preniqi, për kontributin e tij ndër vite si dhe u shpreh se: “Me punën që është duke e bërë kryetari Gashi, Obiliqi gradualisht po shëndrrohet nga një qytezë në një qytet modern“. 

Ky projekt është investim komunal, me vlerë prej 989.026.00€, me plan dinamik 9 muaj nga fillimi i punimeve.