11:14 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / k.v

Von Cramon takohet me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës

Eurodeputetja liberale e Parlamentit Europian, Viola von Cramon, është takuar me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Von Cramon tha se ka pasur takim të rëndësishëm me përfaqësuesit shqiptarë, ku pjesë e takimit ishin Shaip Kamberi dhe Ragmi Mustafa.

Ajo tha se diskriminimi sistematik ndaj tyre, duke përfshirë “pasivizimin” e adresave, nga Serbia është i papranueshëm dhe duhet ndalur menjëherë.

“Takimi i rëndësishëm me përfaqësuesit politikë të minoritetit shqiptar nga jugu i Serbisë. Diskriminimi sistematik ndaj tyre, duke përfshirë ‘pasivizimin’ e adresave, nga qeveria e Serbisë
është e papranueshme dhe duhet ndalur menjëherë!”, ka shkruar Cramon.