17:26 / E Diele, 31 Tetor 2021 / C E

Vrioni në super formë, shënon tjetër gol në Austri

Sulmuesi shqiptar i Juventusit i huazuar në Austri te skuadra e WSG Tirol, Giacomo Vrioni është duke kaluar një moment mjaft të mirë të formës së tij.

Vrioni ishte protagonist ditën e sotme pasi shënoi golin e avantazhit për skuadrën e tij përballë Austria Vienna në kampionat.

Për 23-vjeçari, ky ishte goli i pestë sezonal në kampionat, por kujtojmë që sulmuesi gjeti rrejtën edhe në Kupë para pak ditësh.