14:05 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

VV-ja, dorëzon në Supreme ankesën për votat e diasporës

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë ndaj vendimit të PZAP-it në Gjykatën Supreme.

Përmes kësaj ankese, Vetëvendosje kërkon lejimin e numërimit votave të të gjitha pakove nga bashkatdhetarët si edhe hedhjen poshtë të vendimit të PZAP-it.

“Presim që në afat sa më të shpejtë Gjykata Supreme të marrë vendimin, duke ia mundësuar realizimin e së drejtës për të zgjedhur dhe numërimin e fletëvotimeve të qytetarëve tanë me banim jashtë Kosovës”, tha anëtarja e KQZ-së nga radhët e VV-së, Nazlie Bala.

Vetëvendosje këmbëngul se pakot me fletëvotime janë dërguar brenda afateve kohore nga bashkatdhetarët dhe si të tilla ato duhet të numërohen dhe të bëhen pjesë e rezultatit final të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës.