11:51 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Wenger takohet me presidentin e gjigantit evropian, mund ta drejtoj sezonin e ardhshëm

Arsene Wenger mund të marr drejtimin e PSG-së në fund të sezonit.

Trajneri francez është pa skuadër që nga largimi prej Arsenalit dhe mund të qëndroj në vendlindje për t’i drejtuar kampionët në fuqi.

Sipas L’Equipe, presidenti i klubit, Naser Al-Khelaifi dhe Wenger janë takuar në vilën private të miliarderit në Doha, shkruan Indeksonline.

Presidenti i PSG, Naser Al Khelaifi

Detajet e diskutimit mes palëve janë të paqarta, megjithatë takimi i tyre ka nxitur spekulime. Al-Khelaifi mund të jetë gati për të bërë një ndryshim në shpellën e Parc des Princes.

Trajneri aktual Thomas Tuchel ka një marrëdhënie gjithnjë e më të tensionuar me drejtorin sportiv Antero Henrique në kryeqytetin francez.

Parisienët gjithashtu janë afër kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë kundër Manchester United. /IndeksOnline/

Trajneri i PSG, Thomas Tuchel