14:38 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Xhaka vërshohet nga komentet negative

Epiqendra e të gjitha lajmeve sportive në botë këtë javë pa dyshim që është Granit Xhaka.

Xhaka bëri gjest jo të hijshëm në takimin e së dielës që Arsenali pati kundër Crystal Palace, ndërsa tifozët e Arsenalit e vërshëllyen.

E sikur kjo të mos mjaftonte, stresin edhe më shumë po ia shtojnë Xhakës, komentet negative që po pranon në rrjetet sociale.

Ndoshta të vetmit në përkrahje të Granit Xhakës janë shqiptarët, që po mundohen të mbështesin  bashkatdhetarin e tyre.