20:33 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / V R

Xhensila thotë se ka ardhur koha për një ndryshim

Xhensila Myrtezaj duket se ka paralajmëruar një projekt të ri.

Në imazhin që ka publikuar këtë herë në rrjetin social Instagram, këngëtarja nga Shqipëria erdhi më ndryshe se që jemi mësuar ta shohim zakonisht.

Në një kostum elegant me ngjyrë të zezë, dhe një shall shumëngjyrësh të hedhur mbi supe, ajo dukej sa elegante aq edhe joshëse.

“Është koha për ndryshim”, ka shkrua Xhensila si për të paralajmëruar se është drejt finalizimit të një projekti.

Se çfarë është duke përgatitur artistja e njohur mbetet të shihet në ditët në vazhdim./Indeksonline/