10:02 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Yjet bëjnë thirrje, që NBA-ja të vendosë figurën e Kobe Bryantin në logo

Adhuruesit e Kobe Bryantit janë duke bërë atë që duhet për të mbështetur trashëgiminë e legjendës së NBA-së. 

Kanë kaluar pak më shumë se 24 orë pasi Bryanti dhe tetë të tjerë, përfshirë vajzën e tij 13-vjeçare  Gianna , u vranë në një përplasje me helikopter gjatë rrugës për në një turne basketbolli të zhvilluar në akademinë “Mamba”, në Kaliforni.

Ndërsa shpërthyen reagime të shumta të adhurueseve, miqve dhe yjeve të famshëm në mbarë botën pas humbjes shkatërruese të legjendës së basketbollit. Ndër përpjekjet e tyre për ta nderuar atë është një kërkesë e Change.org që kërkon që NBA-ja ta ndryshojë logon e saj, duke e vendosur figurën e Kobe Bryantit.

 Logoja aktualisht përmban një siluetë të  Jerry Westit, një tjetër basketbollist i shkëlqyeshëm i LA Lakersit, që e përshkroi veten si “baba surrogat” të Bryantit.

Peticioni, krijuar nga përdoruesi “Nick M.” i krijuar nga artisti grafik Tyson Beck, ka mbledhur pothuajse 1 milion nënshkrime. 

Disa të famshëm dhe sportistë, përfshirë  Snoop Doggun,  Justin Bieberin dhe  Meek Millin në rrjetet sociale kanë bërë thirrje që NBA-ja ta ndryshojë logon.

“Nuk mund të jetë një kohë më e mirë ose atleti dhe personi më i duhur për këtë,”  shkroi Usheri në Instagram.

“Logoja e re, NBA-ja le të bëjë atë që është e duhur”, ka shkruar Snoop Dogu.

Adam Levine,  Naomi Campbelli dhe  Vanessa Hudgensi, gjithashtu dhanë mbështetjen e tyre për iniciativën. 

Ndërsa NBA-ja ka shtyrë lojën e Lakersit kundër Los Angeles Clippersit të planifikuar për ditën e martë nga respekti për ish-ekipin e Kobes, disa ekipe të tjera mbajtën 1 minutë heshtjeje para ndeshjeve, vendosën Koben në fanellat dhe këpucët e tyre dhe humbën aksionin e parë në lojë për 24 sekonda për nder të numrit të tij në Lakers./Indeksonline/

View this post on Instagram

New logo. @nba Let’s do what’s right

A post shared by snoopdogg (@snoopdogg) on