21:02 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Ylli i Dritës dënohet me gjashtë ndeshje moslojë

Liridon Leci është dënuar me gjashtë ndeshje moslojë nga komisioni disiplinor i FFK-së.

Ylli i Dritës në ndeshjen kundër Trepça ’89 ka goditur futbollistin kundërshtar, Hasan Hyseni ku i ka shkaktuar lëndime trupore.

Ky është vendimi i FFK-së:

LIRIDON  LECI; lojtar i klubit të futbollit “DRITA “nga Gjilani me numër të ID kartelës  000540M85 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive  13, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinore  për manifestim të sjelljeve josportive  pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; XXVIII-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – TREPÇA 89 e zhvilluar me datë 21.04.2019  në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar si dhe deklaratat plotësuese;  pas përfundimit të ndeshjes rrugës për në zhveshtore lojtari Liridon Leci fyen, ofendon dhe kërcënon  asistentin  Granit Hyseni, po i njëjti lojtar  Liridon Leci  sulmon fizikisht lojtarin e klubit të futbollit  “Trepça ‘89“ nga Mitrovica me numër 7; Hasan Hysenin të cilit  i shkakton lëndime në fytyrë) Citojmë së lojtari Liridon Leci  për atë ndeshje ishte i pezulluar dhe  jo i evidentuar  në protokollin zyrtar të ndeshjes . Bazuar në deklaratën  plotësuese  të vet lojtarit dhe  të tjerëve Konform  Rregullores  disiplinore neni 44 paragrafi 1 pika  1, lojtari Liridon Leci ; DËNOHET ; me ndalesë loje për  6 (gjashtë) ndeshje zyrtare sipas radhës  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.