20:38 / E Martë, 19 Prill 2022 / AR

Zbulohet gjinia e foshnjës së Adriana Limës

Adriana Lima ka zbuluar gjininë e fëmijës së saj me të dashurin Andre Lemmers.

Nëse nuk e dini, modelja 40 vjeçare, njoftoi shtatzëninë gjatë muajit shkurt. Ajo ka vajzat Valentina, 12 vjeçare dhe Sienna, 9, me ish burrin Marko Jaric. Dyshja njoftuan ndarjen e tyre në vitin 2014, pas pesë vjetësh martesë.

Adriana postoi në Instagram: “Faleminderit @genderrevealmiami që bëtë së bashku një zbulim të mrekullueshëm gjinor në minutën e fundit dhe për @alebomeny dhe @lucas.bomeny për kapjen e momentit! Faleminderit @patycantoni që na bëre të dukemi bukur!”.

Pra, modelja është në pritje të një djali.