18:07 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / Blerim

Zëdhënësi i VV-së: Mbështetja e qytetarëve për Lëvizjen ka marrë hov, gjatë kohës sa ajo qeveriste

Përparim Kryeziu, zëdhënës në Lëvzjen Vetëvendosje, përmes një postimi në FB ka thënë se në përpjekje për ta zbehur rritjen e hovshme të VV-së dhe me qëllim që ta amortizojnë disponimin e qytetarëve për ndryshim, së fundi po e dëgjojmë çdo herë e më shumë argumentin se vota për Lëvizjen nuk është për të sa është votë ndëshkimi për të tjerët.

“Ndonëse është e paqartë së çfarë duan të thonë me këtë, përballë kësaj qëndron një fakt që e përmbysë këtë logjikë. Mbështetja e qytetarëve për Lëvizjen e ka marrë hovin më të madh pikërisht gjatë kohës sa ajo qeveriste.

Sipas studimit të UNDP-së të majit 2020, në prill të këtij viti 61% e qytetarëve ishin të kënaqur me qeverinë, kurse 65% me kryeministrin e vendit. Pra, qytetarët asnjëherë më parë nuk kanë qenë më të kënaqur me qeverinë dhe kryeministrin se sa gjatë Qeverisë Kurti”, shkruan ai.

Kryeziu tutje shton se vota e para 6 tetorit 2019 mund të ketë qenë votë kundër të tjerëve që keqqeverisnin e për Lëvizjen që ofronte alternativë, por pas 3 shkurtit 2020 vota për është për qeverisjen e pashoqe të Lëvizjes e kundër atyre që ishin të pashoqë në keqqeverisje./Indeksonline