16:17 / E Enjte, 11 Janar 2024 / Gj. Sh

Zelensky: Armëpushimi do t’i jepte mundësinë Rusisë që të riarmatosej

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se nga një armëpushim në Ukrainë, do të përfitonte vetëm Rusia.

Zelensky u shpreh se Rusia po negocionte blerjet e raketave nga Irani dhe kishte marrë më shumë se një milion municione nga Koreja e Veriut, shkruan Sky News.

Udhëheqësi ukrainas, duke folur në Estoni, hodhi poshtë idenë se një armëpushim do të çonte në çdo dialog politik.

Të mërkurën, një ministër italian sugjeroi që ndërsa qëndrimi i tij për Ukrainën nuk kishte ndryshuar, komuniteti ndërkombëtar duhet të fillojë të vendosë një kornizë për bisedimet e paqes.