23:12 / E Premte, 17 Maj 2024 / FR

Zelensky e nënshkruan ligjin që lejon të dënuarit me burg të shërbejnë në ushtri

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, e ka nënshkruar të premten ligjin që lejon të dënuarit me burg të shërbejnë nën kushte të caktuara në Forcat e Armatosura të vendit.

Ky ligj u fut në fuqi në një kohë kur Ukraina është duke u përballur me mungesë personeli ushtarak në luftën kundër ushtrisë ruse, shkruan Le Monde.

Kievi e ka kritikuar Rusinë për rekrutimin e të dënuarve nga burgjet ruse për të luftuar në shkëmbim të lirimit të tyre nga burgu.