19:00 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Zëvendësministri i shkarkuar nga Kurti: Zyrtarisht nuk e kam pranuar vendimin!

Sharkimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti nuk i shpëtoi as zëvendësministri në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Bahrim Shabani.

Ndërsa, ky i fundit thotë për Indeksonline se këtë vendim të Kurtit e kuptoi përmes mediave.

“Edhe unë e kuptova para gjysmë orë.

Unë zyrtarishtë nuk e kam pranuar vendimin dhe për këtë jam informuar nga mediat prandaj nuk dua të komentoj lidhur me këtë, por më së miri është të pyesni z. Kurtin i cili e kishte marrë këtë vendim”, ka thënë Shabani.

Në anën tjetër, Kurti s’vonoi shumë duke gjetur pasuesin e Shabanit.

Kryeministri në detyrë ka emëruar sot Fridon Lalën, zëvendësministër në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Me këtë rast Kurti zëvendësministrit të ri Lala i ka uruar suksese në angazhimin e tij. /Indeksonline