14:11 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Zgjedhjet në Kosovë, do të mbikëqyrën nga 100 prokurorë

Një numër i madh i aktorëve ligjorë janë mobilizuar për të mbikëqyrur zgjedhjet e parakohshme të  6 tetorit, për të siguruar që ky proces zgjedhor të zhvillohet pa probleme dhe incidente.

Koordinatorja Laura Pula, tha se prokuroria do të ishte e gatshme të vepronte kundër të gjithë atyre që kanë kryer sjellje të pahjishme gjatë procesit zgjedhor, raporton KTV-ja.

Ajo tha se 100 prokurorë në rajone të ndryshme do të punësohen gjatë zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, Fatime Dermaku, nga Këshilli Gjyqesor i Kosovës tha se për herë të parë  gjatë zgjedhjeve do të punësohën 15 gjyqtarë, duke mbuluar të gjitha komunat dhe raportohet se janë  të gatshme të marrin në konsideratë kërkesat e prokurorëve për dëminimi e autorëve të cilët kryejnë vepra penale.

Edhe Policia e Kosovës tha që ata ishin të gatshëm për të siguruar terrenin gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve,  që të jetë sa me i sigurt./Indeksonline/