21:23 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Zhytësi xhiron peshkaqenin më të rrezikshëm në botë – e ha edhe balenën

Peshkaqeni i madh i quajtur Deep Blue është deri në 50 vjeç, peshon 2.5 tonë dhe 6 metra i gjatë. Lloji i tij sulmon 5 deri në 10 njerëz çdo vit, por zakonisht ‘kafshon pak’ para se të largohet.

Ai u vërejt së fundi rreth ishujve Havai nga një zhytës që e përshkroi atë si një gjigant që mund t’i hajë njerëzit me një gojë, pasi e xhiroi duke u ushqyer me trupin e një balene të ngordhur.

Deep Blue u vëzhgua për herë të fundit në Meksikë në vitin 2013 ku u pajis me një gjurmues për ta identifikuar.

Zhytësi Kimberly Jeffries ka xhiruar Deep Blue në rrethinën e ishujve Havai, duke e përshkruar atë si gjëja më e mahnitshme që ka parë ndonjëherë”.

“Nëse më pyesni për këtë, përgjigjja do të ishte: notimi me Deep Blue, peshkaqeni i bardhë, më i madhi i parë ndonjëherë nga ai që u pa në vitin 2013, në Meksikë”, tha ai.

Peshkaqenët e mëdhenj të bardhë mund të jetojnë deri në 70-vjeç. Ata janë me ngjyrë të bardhë poshtë trupit për t’i bërë më të vështirë për t’u parë për shkak të rrezeve të diellit. Kanë disa rreshta dhëmbësh që mund të numërohen në mijëra.