09:11 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Zogiani i reagon Abrashit: Për shtetin edhe Thaçi qe bâ president

Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka deklaruar mbrëmë se kërkesa e partisë së tij për postin e presidentit është legjitime.

Madje, ai tha se kërkesën për president e bëjnë për shtetin e jo për LDK-në.

“Është rrezik që vendi të udhëhiqet nga vetëm një parti. Posti i presidentit është shumë i rëndësishëm, pasi që ai emëron persona nëpër pozita kyçe në institucionet e vendit.Ne kërkojmë të ruajmë vendin me një sistem checks and balances. Një kontroll të pushteteve. Është marrëveshja më fer e mundshme”, tha  ai në T7.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani.

Ai shkurt tha se për shtetin edhe Thaçi ishte zgjedhur president, duke i kujtuar LDK-së se ishin pikërisht ata që zgjodhën Hashim Thaçit në krye të Presidencës, transmeton Indeksonline.

“Për shtetin edhe Thaçi qe bâ president!”, shkroi ai.

Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja ende nuk po arrijnë të dakordohen lidhur me ndarjen e ekzekutivit, çështje e cila zvarriti edhe mundësinë për lidhjen e koalicionit bashkëqeverisës./Indeksonline/