10:17 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zvicerani ulej në tokë për shënime, kryeministrja e Zelandës së Re merr me vete fëmijën ne Asamblenë e OKB-së

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe vajza e saj, Neve magjepsën botën gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara javën e kaluar në Nju-Jork. Ardern mori vajzën e saj të vogël me vete pasi sipas saj në çerdhe nuk pranohen në mosha të vogla deri në tre vite dhe se marrja e saj me vete ishte e domosdoshme, pavarësisht rolit të cilin ajo ka.

Por ekspertët së fundi kanë thënë se shkëlqimi i qeverisë së saj ka filluar të zbehet, pas gati një viti në pushtet.

E para e një vendi të largët prej vetëm 4.5 milionë banorëve gëzoi një profil jashtëzakonisht të lartë në takimin global.

Ajo thuhet se përçoi një mesazh të fuqishëm për rolin e gruas në udhëheqësi si dhe për prindërit në vendin e punës, transmeton Indeksonline.

Vetëm 5% e liderëve të botës janë femra dhe femrat vazhdojnë të jenë shumë të nën përfaqësuara në role të larta, si biznese, media dhe politikë. Gratë që punojnë në politikë parashihet se kanë më pak gjasa të kenë fëmijë sesa homologët e tyre meshkuj.

Pra, një kryeministre e e cila udhëheq vendin e saj me amësinë e re është një simbol tepër frymëzues për shuam gra që janë të rraskapitura duke u përpjekur të bëjnë gjithë punën ose duke e menduar fillimin e krijimit të një familje si ndikim negativ në karrierën e tyre.

Megjithatë, së bashku me përkrahjen që iu dha këtij veprimi të kryeministres së Zelandës së Re ishin edhe komentet e pashmangshme politike. Ardern u kritikua për koston e biletave të aeroplanit, pasi ajo bëri një udhëtim të veçantë njëditor në Forumin e Ishujve të Paqësorit, në mënyrë që të akomodojë fëmijën e saj me gjidhënie.

Por Ardner tha se nëse nuk do të shkonte do të kritikohej, por edhe pasi shkoj u kritikua.

Duhet shtuar se kryeministra e presidentë të vendeve të huaja janë shumë ndryshëm për nga natyra e funksionimit.

Kësisoj është edhe presidenti i Zvicrës, i cili u cilësua shumë modest përgjatë Asamblesë së OKB-së.

Alain Berset nuk ngurroi që të ulet në tokë dhe të marrë shënime por as nuk hezitoi që të qepte vetë pullën e palltos.

S’thuhet kot se modestia është virtyt që duhet vlerësuar tek secili njeri që e posedon atë./Indeksonline/