16:49 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Abuzimet racore ndaj Koulibaly, ”izolohen” tifozët e Interit

Interi do t’i luajë dy ndeshjet e radhës në kampionat mbrapa dyerve të mbyllura.

E gjithë kjo vjen pas abuzimeve racore të tifozëve të Interit ndaj mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly mbrëmë.

Në ndeshjen e djeshme në ”Giuseppe Meazza”, një grup i tifozëve të Interit ofenduan rëndë mbrojtësin senegalez, transmeton IndeksOnline.

Natyrisht, Interi nuk do të jetë i kënaqur me këtë vendim për shkak se një rast i tillë ndodhi edhe me Juventusin javë më parë.

Për arsye të njejta, Juventusi ishte gjobitur me vetëm 10 mijë euro dhe vetëm një ndeshje pa tifozët ultras.

Në dy ndeshjet e radhës kampionale në shtëpi, Interi do të përballet me Sassuolon dhe Bologna./IndeksOnline/