21:12 / E Enjte, 21 Mars 2024 / Gj. Sh

Zyrtare: Arbër Zeneli nënshkruan me skuadrën e re

Arbër Zeneli është bërë me skuadër të re.

Futbollisti kosovar është rikthyer te skuadra e Elfsborgit, aty ku nisi karrierën, shkruan IndeksOnline.

Zeneli ka nëshkruar kontrat me klubin suedez deri më 30 qershor 2027.

29-vjeçari do ta vesh fanellën me numrin 9-të.

Ai ishte pjesë e Elfsborgit që nga mosha 12 vjeçare, kurse debutimin e bëri në vitin 2014, ku bëri 62 ndeshje, duke shënuar 14 gola.

Zeneli së fundi ishte pjesë e skkuadrë turke, Adana Demirspor, derisa ka luajtur edhe për Heerenvenin në Holandë dhe Reims në Francë./IndeksOnline/