13:28 / E Enjte, 21 Janar 2021 / Blerim

Zyrtare: Conti largohet nga Milan, i lirohet vendi Tomorit

Skuadra e AC Milanit ka deklaruar sot se ka larguar si huazim lojtarin, Andrea Conti.

Conti ka firmosur kontratën deri në fund të këtij sezoni me skuadrën e Parmas, shkruan IndeksOnline.

Klubi i Parmas, do të ketë të drejtë për të blerë kartonin e plotë të futbollistit në fund të këtij sezoni.

Largimi i Contit i lë hapësirë mbrojtësit të Chelseat, Fikayo Tomori, i cili pritet të huazohet në “San Siro” gjatë këtyre ditëve./IndeksOnline/