12:00 / E Premte, 02 Gusht 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Feronikeli dhe Ramadani ndërprejnë bashkëpunimin

Zekirija Ramadani nuk do të jetë më trajner i KF Feronikelit.

Kështu është vendosur pas një mbledhje të klubit me presidentin, Naser Ramaj, duke analizuar gjendjen e klubit dhe rezultatet e fundit.

Ramadani u shpall Kampion i Kosovës me Feronikelin duke arritur ta rrëmbejë edhe Kupën e Kosovës dhe sipas rregullave të FFK-së, ai ka fituar me automatizëm edhe Superkupën.

Indeksonline raportoi pak më parë se një vendim i tillë do të mirret gjatë ditës së sotme, dhe tash faqja zyrtare e klubit në Facebook e ka konfirmuar këtë./Indeksonline/