13:01 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Ja sa do të mungoj Dembele

Testet e para mjekësore kanë konfirmuar se Ousmane Dembele ka lënduar kyçin e këmbës së majtë.

Mjekët e klubit katalonas kanë bërë të ditur se francezi do të jetë jashtë fushave për 15 ditë, shkruan Indeksonline.

Ai do të mungoj në dy ndeshjet e Copa del Rey kundër Sevillas dhe dy ndeshjet e La Ligas kundër Gironas dhe Valecias.

Dembele pritet të rikthehet të luaj me 10 shkurt në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos.

Lojtari i ri francez u lëndua të dielën kundër Leganes në një ndeshje ku ai ishte duke qenë më i miri në fushë, por u detyrua të largohet në minutën e 69-të. /IndeksOnline/