13:02 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Rilind Nimani kalon te Trepça 89

Futbollisti i njohur, Rilind Nimani, ka lajmëruar se është larguar nga ekipi i FC KEK-ut.

Nimani përmes një postimi ka njoftuar se tash e tutje do të jetë pjesë e KF Trepça 89, transmeton Indeksonline.

Ai ka falënderuar tifozët dhe klubin e KEK-ut për korrektësinë dhe mbështetjen.

Postimi i plotë:

Përshëndetje, dua të t’u njoftoj se kam arritur marrëveshje dhe që tani jam pjesë e KF Trepça 89. Dua ta falënderoj klubin e fëmijërisë FC KEK-u për plot 10 vjet me shumë momente të lumtura si edhe mësime që do i mbaj tërë jetën. Falënderoj kryesinë për korrektësinë, kolektivin e trajnerëve pergjatë viteve si edhe bashkëlojtarët me të cilët kam pasur lidhje të veçanta e po ashtu edhe tifozërinë “Elektricistët”. Dhashtë Zoti të kemi shëndet dhe sukses me klubin e ri.
Me respekt, Rilind Nimani.