21:40 / E Mërkurë, 25 Prill 2018 / indeksADMonline

​Mbyllet faqja e internetit përgjegjëse për katër milionë sulme informatike

Autoritetet britanike njoftuan sot mbylljen e një faqeje interneti, origjina e më shumë se katër milionë sulmeve informatike në botë, në kuadër të një operacioni ndërkombëtar që ka çuar në disa arrestime.

“Piratët informatikë në mbarë botën kanë përdorur faqen webstresser.org, që mund të sigurohej për vetëm 14,99 dollarë (12,30 euro), për të nisur më shumë se katër milionë sulme në internet”, njoftoi Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) në një komunikatë. “Autoritetet e pesë vendeve, si Holandës, Serbisë, Kroacisë dhe Kanadasë, me mbështetjen e policisë skoceze dhe Europolit, kanë shënjestruar gjashtë anëtarë të grupit kriminal pas webstresser.org”, theksoi agjencia britanike e luftës kundër krimit.

Paralelisht, policia holandeze, mbështetur nga homologët gjermanë dhe amerikanë ka sekuestruar serverat dhe ka mbyllur faqen sot në mëngjes”, shtoi ajo. Faqja ishte përdorur për të nisur informatike që parashikoni ngarkimin e një rrjeti apo kompjuteri për ta penguar të funksionojë.