14:18 / E Enjte, 25 Prill 2024 / k.v

Si të shkrepni fotot perfekte falë karakteristikave të mundësuara nga Inteligjenca Artificiale, ja si të shfrytëzoni potencialin e plotë të smartphone-it tuaj

Teknologjia e kamerës së Samsung është në krye të listës, përse seritë Galaxy shndërrohen në të preferuarat e gjithëkujt pas lançimi të çdo gjenerate. Gjenerata Galaxy S24 nuk bën përjashtim, por këtë vit, kryefjala e risisë lidhur me kamerat, ishte Inteligjenca Artificiale. Këtë vit, Samsung na hapi portat e një universi të ri, ku gjithçka kishte të bënte me Galaxy AI. Falë këtij novacioni, çdokush që kërkonte prej kohësh të hulumtonte botën e fotografisë dhe një pasion të ri, do e ketë më të lehtë, eksplorimin e një arti kaq sublim.

Samsung Galaxy S24 Ultra ka katër kamera në anën e pasme dhe një kamerë selfie në pjesën e përparme. Kamera e këndit të gjerë deri në 200 MP, kamera e zmadhimit deri në 10x, 50 MP dhe 3 kamera të tjera, ndër to dhe e Selfiet, më një kualitet epik që fotot tuaja të jenë të jashtëzakonshme. Por teknologjia e integruar AI, opsionet e zmadhimit etj, ju japin një spektër më të gjërë veprimi, duke bërë punën e shumë kamerave të tjera.

ProVisual Engine e serisë Galaxy S24 është një paketë gjithë-përfshirëse mjetesh të fuqizuara nga AI që transformojnë aftësitë e kapjes së imazhit dhe rrisin në maksimum lirinë krijuese të çdo përdoruesi. Galaxy S24 Ultra vjen me lentet e reja të zmadhimit optik për të mundësuar rendiment me cilësi optike në nivelet e zmadhimit nga 2 herë, 3 herë, 5 herë deri në 10 herë falë Sensorit Adaptive Pixel. Imazhet tregojnë gjithashtu rezultate të qarta kristal deri në 100 herë me zmadhimin digjital të përmirësuar.

Optimizuesi i skenës: Lëreni AI të bëjë magjinë e saj – Optimizuesi i skenës njeh peizazhin rreth subjektit që ju do të fotografoni dhe rregullon cilësimet për rezultate optimale.

Slow-motion direkt

Duke folur për gjenerimin e “peizazheve” që në të vërtetë nuk ekzistojnë, Samsung zbuloi  një veçori tjetër që mund t’i kthejë videot normale, në video të ngadalta me pamje profesionale, pavarësisht nëse ato janë shkrepur në lëvizje të ngadalta apo jo. Telefoni e bën këtë duke përdorur AI për të krijuar korniza që nuk ekzistojnë në të vërtetë. Gjithçka e lidhur me këto opsione duket sikur vjen nga një univers i ri.

Nightography: Mos lejoni që kushtet e dritës së ulët t’ju pengojnë artin tuaj. Aktivizo modalitetin “nightography” për të kapur foto të ndritshme dhe të qarta në ndriçim sfidues. Me aftësitë e përmirësuara të Nightography, fotografitë dhe videot e shkrepura në Galaxy S24 Space Zoom janë të shkëlqyera edhe kur zmadhohen. Kamera Ultra ëide e Galaxy S24 Ultra vjen me një madhësi më të madhe pikselësh, që është 60% më e madhe se modeli i mëparshëm. E nëse jeni në lëvizje, nuk ka asnjë problem, pasi Galaxy S24 analizon informacionin për të dalluar lëvizjen e filmuesit dhe atë të subjektit duke minimizuar çdo “zhurmë” të mundshme, për video të qarta edhe nëse jeni në errësirë, madje edhe nga larg.

Modifikime si një mjeshtër: Pasi të keni shkrepur kryeveprën tuaj, përfitoni nga mjetet inovative të redaktimit të Galaxy AIpër të përmirësuar fotot tuaja. Edit Suggestion përdor Galaxy AI për të sugjeruar ndryshime të përkryera të përshtatshme për secilën fotografi. Për t’u dhënë përdoruesve edhe më shumë kontroll dhe liri krijuese, Generative Edit mund të plotësojë pjesë të një sfondi imazhi me inteligjencen artificiale krijuese. Kur një fotografi është e shtrembër, AI do të plotësojë kufijtë. Kur duhet të lëvizim pak për të kapur objektin në pozicionin e përsosur, AI i lejon përdoruesit të rregullojë pozicionin e subjektit dhe të krijojë një sfond të përzier në mënyrë perfekte në vendin origjinal të tij.

Zoom në aksion, edhe gjatë natës

Me pikselë 1,6x më të mëdhenj dhe një Tele OIS më të gjerë, fotot dhe videot janë më të shndritshme dhe më të qëndrueshme, duke i bërë edhe subjektet e largëta qartësisht mahnitëse nga lindja e diellit deri në perëndim. Me aftësitë e përmirësuara të Nightography, fotografitë dhe videot e shkrepura në Galaxy S24 Space Zoom janë të shkëlqyera në çdo gjendje edhe kur zmadhohet. Me kamerën Ultra Wide të Galaxy S24 Ultra me një madhësi më të madhe pikselësh, rreth 60% më e madhe se modeli i mëparshëm do të jeni të aftë të kapni më shumë dritë në kushte edhe më të pafavorshme.

Gjenerata e re Galaxy S24 ju ofron një sërë skenarësh fotografimi me mënyrat e tij të ndryshme të shkrepjes. Ajo që duhet të bëni është vetëm të shkrepni sa më shumë, e të lini AI të bëjë punën e saj (kështu nuk do të demoralizoheni që në fillim me rezultate të pakëndshme). Me kalimin e kohës dhe me ushtrimin e artit të fotografisë, ju do të shndërroheni në një profesionist të vërtetë.