13:12 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

​Tre serbë të arrestuar në Graçanicë

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë ditës së djeshme në Graçanicë janë arrestuar tre serbë, pasi kanë kanosur pronarin e një mishtoreje.

Të arrestuarit sipas raportit janë ish-punëtorë të kësaj mishtoreje.

Njëri nga të dyshuarit në stacionin Policor ka kanosur edhe zyrtarin policor në detyrë. Me vendimin e Prokurorit ky i dyshuar ndalet në qendrën e mbajtjes, kurse dy të dyshuarit tjerë lirohen nga stacioni Policor.

Rasti po hetohet nga njësitet policore./Indeksonline/