18:50 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kryetari i Graçanicës: Keq që nuk jetojnë më serbë në Prishtinë, Pejë e Gjakovë

Kryetari i Komunës së Graçanicës, Sergjan Popoviç ka folur së fundi për serbët që jetojnë në Kosovë. Ai vuri në dukje se serbët tashmë nuk jetojnë si në të kaluarën në Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë.

“Jo, për fat të keq nuk ka. Në Prishtinë kanë jetuar rreth 40 mijë serbë, të njëjtën gjë kemi pasur edhe në Pejë dhe në Gjakovë. Megjithatë, tani nuk ka më serbë që jetojnë atje. Ne tani duhet të fokusohemi në të tashmen, ashtu siç foli edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq për investime më të mëdha në komunat ku ka serb. Për të,në fund të fundit është më mirë që të ketë shumë serb në Kosovë, në këtë mënyrë Kosova do të jetë serbe”, ka thënë Popoviq, transmeton Indeksonline.

Por, pas kësaj deklaratë të Popoviç kanë reaguar gazetarë e korrespodentë të shumtë serb.

Sipas portalit Kos-sev të cilat theksojnë se serbët jetojnë edhe në këto komuna të përmendura nga kryetari i Graçanicës.

“Do t’u përkujtoj se serbët jetojnë në disa fshatra të kthyera të Pejës, si në Gorazhdes. Këto fshatra janë pjesë përbërëse e qytetit. Sipas hulumtimit për nevojat e projektit Integra, domethënë përfshirjen e tyre në sistemin komunal të Pejës, ka 208 familje, ose 776 banorët unë personalisht i kam llogaritur. Sipas këtyre të dhënave të fundit në Pejë përfshirë fshatrat serbe, jetojnë rreth një mijë serbë. Në qytetin e Pejës shumë prej tyre”, kanë thënë Radija Gorazdevaqc dhe Gorazdevçanin Darko Dimitrijeviç nga Kos-sev, duke kundërshtuar deklaratën e të parit të Graçanicës./Indeksonline/