10:27 / E Shtunë, 13 Janar 2018

Acer prezanton laptopin më të hollë në botë

Duke e pasuruar serinë e pajisjeve të reja të zbuluara në ngjarjen e teknologjisë CES 2018 të këtij viti, Acer ka modelin e saj më të ri të laptopit – Acer Swift 7 (SF714-51T), i cili po prezantohet si laptopi më i hollë në botë dhe vjen me modem të integruar 4G LTE.

Laptopi i ri Acer është vetëm 8.98 mm i trashë, që e bën atë laptopin e ri ultra të hollë që mundësohet nga një procesor i gjeneratës së 7-të të Intel Core i7 dhe vjen me sistemin operativ Microsoft Windows 10.

Për shkak të dizajnit të tij super të hollë, Acer ka nevojë të lëvizë dy portat USB C-port dhe një lidhje TRRS nga ana e djathtë në të majtë dhe ka hequr lexuesin e gjurmëve të gishtave nga touchpad.

Temat: