12:32 / E Martë, 13 Mars 2018

Ajo që ua zgjat jetën meshkujve, femrave ua shkurton

Shkencëtarët e Universitetit të Padovës kanë bërë një hulumtim interesant rreth martesës, i cili ka treguar që marrëdhënia dashurore meshkujve ua zgjat jetën, ndërkaq femrave ua shkurton.

Të dhënat thonë që në mesin e femrave të martuara vdekshmëria është më e madhe madje për 23 për qind sesa tek ato të cilët ende nuk e kanë shqiptuar fjalën fatale “Po”.

Nëse tani pyesni veten përse është kjo kështu, shkencëtarët përgjigjen:

”Femrat në martesë patjetër duhet t’i kushtojnë kujdes jo vetëm vetes, por edhe bashkëshortit, gjë që ngarkon dyfish shëndetin e tyre psikik dhe fizik. Dhe pastaj të mos flasim për punët e shtëpisë, kujdesin për fëmijët, për karrierën, për dukjen e tyre…”.

Prandaj e keni të qartë edhe se meshkujt jetojnë më gjatë, pikërisht në saje të kujdesit të këtillë të bashkëshorteve të tyre.

Disa hulumtime të mëparshme shkencore kanë konstatuar që meshkujt jetojnë më pak se femrat, mirëpo marrin më shumë kënaqësi gjatë jetës.

Si do që të jetë, studiuesit thonë se jetëgjatësia varet edhe nga ajo se sa femrat, por edhe meshkujt kujdesen për veten e tyre gjatë martesës.