12:07 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Alarmante, për 24 orë, 11 femra kërkuan ndihmë mjekësore pasi u rrahën nga familjarët

Dhuna ndaj grave kohëve të fundit ka shënuar dukshëm rritje në Kosovë, dukuri kjo tejet shqetësuese për shoqërinë.

Çdo ditë në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës jep detaje për raste të ndryshme si dhuna nga babai, vëllai, burri, vjehrri, etj, transmeton Indeksonline.

Ajo që bie në sy në raportin e fundit është numri i madh i rasteve kur meshkujt kanë ushtruar dhunë ndaj grave.

Në 10 raste janë 11 femra ndaj të cilave është ngritur dorë, e të cilat kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Më poshtë rastet e lajmëruara në policisë:

Fushë Kosovë 19.08.2018-N.N. Me datën 23.08.2018 viktima femër K/Ashkalike ka raportuar se  pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Ashkali. Viktima nuk ka dashur të marr tretman mjekësor. Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje.

Obiliq (NN:) 22.08.2018-17:00. Është arrestuar i dyshuari  mashkull  Shqiptar shtetas i Belgjikës i cili pas një mosmarrëveshje  e kishte kanosë viktimën femër Shqiptare shtetase e Belgjikës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gllogoc 23.08.2018-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptar të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore. Pas intervistimit i dyshuari  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 23.08.2018-19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptar të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 23.08.2018-22:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore, ku si pasoj e njëjta ka marr tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 23.08.2018-16:14. Është arrestuar i dyshuari mashkull Rom i cili për shkaqe ende të panjohura e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptar të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore, e cila si pasoj e lëndimeve ka marr tretman mjekësor në QKUK. Pas intervistimit i dyshuari  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë 23.08.2018-08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje  kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore dh e njëjta ka marr  tretman  mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të  prokurorit është dërguar në mbajtje.

Klinë 21.08.2018-06:30.  Në lidhje me rastin me datën 23.08.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili kishte ushtruar dhunë ndaj  viktimës femër K/Shqiptare e cila si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 22.08.2018-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali i cili pas një mosmarrëveshje  e kishte sulmuar fizikisht  bashkëshorten e tij viktimën femër K/ Ashkalike e cila si pasoj e sulmit  ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në  mbajtje.

Gjakovë 23.08.2018-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar  i cili i kishte keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht dy vajzat e tij  viktimat femra K/ Shqiptare. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në  mbajtje. /Indeksonline/