12:04 / E Premte, 26 Prill 2024 / mp

Jepet tenderi 1.7 milionë euro për zgjerimin e rrugës nga ura e Veternikut deri në Hajvali

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, e ka përzgjedhur fituesin e kontratës për zgjerimin e rrugës nga ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës, një segment i cili ka shkaktuar tollovi në trafik gjatë viteve të fundit.

Oferta fituese është shpallur ajo e kompanisë Papenburg & Adriani Company SH.P.K., ka njoftuar sot Zyra e prokurimit e Ministrisë së Infrastrukturës. Vlera e kontratës është 1.7 milionë euro.

Ky segment i rrugës, i cili do të zgjerohet, është i gjatë 3.66 kilometra, bëhet e ditur në dosjen e tenderit.

Afati për përfundimin e punimeve është 135 ditë pune. Rrjedhimisht, sipas këtij kriteri, punimet në këtë rrugë priten të përfundojnë pas rreth katër muajsh.

Vlera e kontratës është 1.7 milionë euro.