18:05 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Alarmohen qytetarët e Vlorës dhe Fierit: Mos dilni në rrugë, shmangni shtyllat e pemët!

Një stuhi me erëra të forta që pritet në Vlorë ka detyruar bashkinë e drejtuar nga Dritan Leli të lëshojë alarmin për “apokalipsin”:

Bashkia ka njoftuar se “sipas meteorologëve parashikohen shira dhe erëra të forta. Të gjithë punonjësit e Bashkisë Vlorë janë në gadishmëri të plotë. Ju lutemi merrni masat për të shmangur lëvizjet afër pemëve, afër shtyllave te tensionit si dhe parkimin në zonat e rrezikshme. Të kufizohen në maksimun lëvizjet në rruge për shkak të erërave shumë të forta,” theksohet  në njoftimin e Bashkisë së Vlorës.

Ndërkohë në Fier ndonëse temperaturat janë të larta dhe normale për stinën, në qytet po fryn një erë e fortë. Për të shmangur aksidentet e mundshme, Bashkia e këtij qyteti ka njoftuar qytetarët që të marrin masa e të largojnë vazot me lule nga parvazet e dritareve dhe ballkoneve. Njoftim ky i cili u publikua në Facebook.

 

Temat: