17:26 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vrasja e të riut me thikë në Fier, identifikohet viktima 16-vjeçare

Një i ri është gjetur pa shenja jete në qytetin e Fierit gjatë pasdites së sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 minuta në vendin e quajtur ‘Zogu i Zi’ në qendër të qytetit të Fierit. Mësohet se i riu është gjetur nga kalimtarët dhe është transportuar në spital pa shenja jete.

Viktima dyshohet se është  goditur për vdekje me thikë.

Mësohet se, dy të rinjtë rreth moshës 16-vjeç janë konfliktuar mes tyre, ndërsa nga goditja me thikë ka humbur jetën në vend Denis Vrenozi.

Policia po punon për arrestimin e autorit të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave.