21:34 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Alarmon deputeti i LDK-së: Të mblidhet sa më shpejt Kuvendi, jemi në krizë!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka bërë thirrje që Kuvendi i Kosovës të mblidhet sa më shpejt, pas rastit të dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj, i cili po merrej me hetimin e mashtrimeve me listat e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kuvendi i Kosoves duhet te mblidhet sa me shpejt, per ta trajtuar sjelljen e qeverise ne raport me ish prokurorin dhe sistemin e prokurorise ne pergjithesi, si dhe problemet ne sistemin e drejtesise ne Kosove”, ka shkruar Gashi në Facebook.

“Kriza ne sistemin e drejtesise do ti kushtoj shume Kosoves”, ka parashikuar deputeti i LDK’së.

“Kjo sjellje e qeverise, dhe kjo qeveri duhet te ndalen menjehere”, ka porositur Gashi.