Gashi: Kryeministri nuk ka të drejtë të thirrë seancë për leximin e projektligjeve
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Arben Gashi ka thënë se nuk është në kompetencën e kryeministrit, Ramush Haradinaj që të thirrë seancë të jashtëzakonshme për lexim të dytë të projektligjeve.
“Konkludimi kryesor i komisionit është që kryeministri me kompetencat e tij nuk mund të thirrë në seancë të jashtëzakonshme, është kompetencë e Kuvendit, por jo seancë e jashtëzakonshme për lexim të dytë të projektligjeve”, ka thënë Gashi./Indeksonline/