14:54 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Almeda edhe këngëtare, ‘Çënari’ konfirmon gjithçka

Ish – miss Shqipëria, modele, së fundmi prezantuese në Dancing With the Stars Albania, Almeda Abazi, po e provon veten edhe në një fushë tjetër.

Modelja, e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Turqi është në gjirime të një videoklipi muzikor dhe duket se do të sjellë bashkëpunim me një nga DJ të njohur të Turqisë, Burak Yeter.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet burri i saj, aktori i famshëm Tolgahan Sayisman, i cili ka publikuar një fotografi nga gjirimet me mbishkrimin ‘coming soon’.

Edhe vet Almeda ka publikuar foto dhe video nga punimi i videoklipit, me mbishkrimin ‘Alabama’, që pritet të jetë titulli i këngës.

Besohet se kënga do të jetë në gjuhën turke dhe për tregun turk.

Si gjithmonë Almeda shkëlqen, kurse në videoklip do ta shohim me një fustan të zi dhe tërheqëse si gjithmonë. Pranë saj është vazhdimisht edhe burri Tolgahan, aktori i njohur edhe në Kosovë fal roleve në serialet turke./Indeksonline/.

So excited ??? #ALABAMA ?? @burakyeter

A post shared by Almeda Sayışman (@almeda92) on

? @eminotilloofficial

A post shared by Almeda Sayışman (@almeda92) on