23:40 / E Premte, 26 Prill 2024 / FR

Meritoni ia qanë hallin Heidit: Më mungon Ilnisa por e di që është me vajzën

Orët e para të mëngjesit të sotëm, Meritoni shkoi në suitën ku po qëndron çifti Romeo-Heidi.

Në një bisedë të zhvilluar me Heidin, Meritoni shpreh mallin dhe dashurinë që ka me Ilnisën, një ish-banore e ‘BBV3’ me të cilën krijoi një marrëdhënie brenda shtëpisë.

Banori shprehet se i mungon por të paktën ajo ndjehet e lumtur pasi është me vajzën dhe familjarët e saj. Më pas shton se në lojë është për të dy madje shpeshherë ka treguar se do ta fitoj ai këtë format për veten dhe për Ilnisën.