Ambasadori britanik i pari që e uron Fitër Bajramin
Ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O`Connell u ka uruar Fitër Bajramin të gjithë myslimanëve në Kosovë dhe në të gjithë botën.
Ai ka përcjellë urime të përzemërta për shënimin e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, përcjellë Indeksonline.
“Besimtarëve myslimanë në Kosovë dhe në mbarë botën, ju përcjell urimet e mia të përzemërta për shënimin e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festën e Fitër Bajramit. Urime festa e Fitër Bajramit!”, ka shkruar O`Connell në llogarinë e tij në Facebook./Indeksonline/